Nga Asociacioni për 10 komuna serbe, në Asociacion për 4 komuna: Çka tha Cholleti që shqetësoi serbët? - NACIONALE

Nga Asociacioni për 10 komuna serbe, në Asociacion për 4 komuna: Çka tha Cholleti që shqetësoi serbët?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Metastazimi i dhunës” është përmendur si togfjalësh nga Financial Times ku flitet për vizitën e nënsekretarit amerikan Derek Chollet në Kosovë dhe Serbi. Amerika po rrit përpjekjet që ta parandalojë këtë farë metastazimi. Por, çka tha Cholleti në këtë artikull që ka shqetësuar Serbinë dhe që e ka zënë në gjumë Kosovën?

Ardhja e Chollet në Kosovë ishte paralajmëruar qysh në dhjetorin e vitit të kaluar. Ai pritej t’i jepte një të shtyrë të madhe procesit të dialogut, dhe të lëkundte ngërçet aktuale.

“Jemi të brengosur për metastazimin e dhunës... Gjëëja e fundit që kushdo prej nesh do të donte tash është një krizë në këtë pjesë të botës marër parasysh që e kemi krizën më të madhe që nga lufta e dytë botërore jo shumë larg,”u shpreh ai për Financial Times.

Chollet është diplomati më i lartë amerikan që ka vizituar rajonin në vitet e fundit. Ai i përshkroi ngjarjet e fundit – tensionet, barrikadat – si “kthjelluese për shumëkë”.

“Chollet – që si diplomat i ri e shoqëronte të dërguarin e paqes Richard Holbrooke-un në misionet e tij në vitet ’90 në Ballkan, përfshirë edhe në Kosovë, e përshkroi një qasje hap-pas-hapi si mundësi për ecje tepara.” – shkruan Financial Times.

Hapi i parë sipas FT do të ishte që Serbia dhe Kosova të normalizonin raportet me njëra-tjetrën edhe pa e njohur plotësisht njëra tjetrën.

Dhe më pas, vijnë fjalitë problematike.

“Për ta arritur atë gjë, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ndërsa serbët duhet që të pranojnë një nivel sovraniteti (për Kosovën), Kosova duhte t’ju japë qytetarëve të etnisë serbe autonomi më të madhe, në veçanti asociacion formal të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Për këtë të fundit, ai i kishte thënë kryeministrit të Kosovës që kishte “urgjencë të madhe” për ta bërë.” – shkruan më tej FT.

Asociacion vetëm për katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit? Edhe më tej, asnjë deklaratë nga politikanët që përfaqësojnë shqiptarët në Kosovë. Ndërkohë, ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviq, komunë në afërsi të Prishtinës që do të mbeste jashtë nëse një Asociacion i tillë do të themelohej, u shpreh kategorikisht kundër.

“Nëse pranohet një projekt i tillë nga pala serbe, dhe jo ajo që shkruhet në marrëveshjen fillestare, do të ishte një braktisje me vetëdije të plotë e gjithë popullit në Kosovë dhe Metohi. Lufta jonë nuk është ndalur!” - u shpreh Stojanoviqi.

“Ata po e kuptojnë rëndësinë e kësaj,” – tha ai, pasi shpjegoi se çka i kishte thënë Albin Kurtit, kryeministrit tonë.

Por, a po e kuptonte njëmend?

Në këtë pyetje, mund të përgjigjet vetëm Kurti. Kujtojmë se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka inkurajuar kryeministrin që të procesojë përpara me çështjen e Asociacionit në një intervistë të fundit.

Lajme të ngjashme