Serbia e shkel Nenin 4 "me të dy këmbët": Daçiqi sërish lë të kuptojë se s’do të zbatojnë marrëveshjen me Kosovën - NACIONALE

Serbia e shkel Nenin 4 "me të dy këmbët": Daçiqi sërish lë të kuptojë se s’do të zbatojnë marrëveshjen me Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Se Serbia nuk e ka ndërmend të zbatojë Marrëveshjen Bazike kujdesen ta ritheksojnë pothuajse çdo ditë, e ku në kundërthënie kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe si obligim që buron nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013; tashmë të rikonfirmuar edhe në Marrëveshjen Bazike (2023) ndonëse të zgjeruar në konept të vetëmenaxhimit që përkthehet në autonomi territoriale.

Hiç më larg se sot Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “është absolutisht e pamundshme” që Kosova të anëtarësohet në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) ngase Serbia “nuk e lejon” dhe “nuk do ta lejojë”.

Përveç se kjo deklaratë përbën shkelje të Marrëveshjes Bazike (Neni 4), ajo e shkel vetë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku Serbia zotohej të mos e pengojë anëtarësimin dhe përparimin e Kosovës në rrugët e saj integruese evropiane.

Ka pasur deklarime verbale për këtë, në veçanti nga Shqipëria. Gjëja e mirë rreth OSBE-së është që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate, sepse kjo bëhet veç me konsensus, dhe Serbia s’do të pajtohet kurrë me këtë. Mënyra e vendimmarrjes ësahtë që vendime të këtilla bëhet në mënyrë unanime. Kjo do të thotë edhe që Serbia duhet të pajtohet me këtë, dhe Serbia kurrë nuk pajtohet me këtë. Kjo është absolutisht e pamundshme”, ka thënë Daçiq në një intervistë këtë të marte në një intervistë për Kosovo-Online.

Pra, përveç që kjo është shkelje e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit (2023) ku në Nenin 4 ku “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”; kjo deklaratë e Daçiqit përbën shkelje edhe të vetë Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ku në nenin 14 të saj thuhet palët janë dakord “që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugët e tyre” evropiane.

Serbia ndonëse deklarativisht e ka pranuar Marrëveshjen Bazike është shprehur në kundërshti me Nenin 4 se nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ajo ka lobuar e votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me t’u pranuar marrëveshja.

Bashkimi Evropian ende nuk e ka mbajtur përgjegjës Serbinë për shkeljen e kësaj dispozite të marrëveshjes por gjer më tash janë shprehur vetëm në fraza lakonike si “kemi mbajture shënime” ndaj kësaj shkelje të Serbisë por jo më tepër.

Shtetet e Bashkuara çështjen e intergrimeve të Kosovës në strukturat euro-atlantike e vendosin në kundërpeshë dhe në paralel me themelimin e Asociacioanit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme