Serbët bllokojnë rrugët në veri, me kamionët që i morën donacion nga BE-ja
Me dhjetëra kamionë e mjete të rënda, serbët në pjesën veriore kanë bllokuar rrugët që çojnë për në Jarinje e Bërnjak.
Si pasojë, këto dy pika kufitare janë mbyllur përkohësisht nga Policia e Kosovës.
E duket se bllokadën e rrugëve në atë pjesë, serbët po e bëjnë me donacionet që i morën nga Bashkimi Evropian.
Gazetarja e RTV Dukagjinit, Kaltrina Zymberi, ka publikuar në rrjete sociale fotografi ku shihet se në disa kamionë, është logoja e BE-së.
“Ironike: Me donacione te BE-se, serbet e Veriut barikadojne rruget ne Rudare”, ka shkruar ajo.
Pamjet e kamionëve:
