Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Rusia po dërgon një numër të madh ushtarësh në Ukrainë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha sot në një konferencë për shtyp në Estoni se "Rusia vazhdon të dërgojë një numër të madh trupash" në vijën e frontit në Ukrainë. Ai shtoi se bëhet fjalë për forca që janë “të pajisura keq dhe të trajnuar dobët”.
"Për shkak të kësaj, forcat ruse po pësojnë humbje të rënda. Ne presim që kjo të vazhdojë", pohoi Austin, duke shtuar se "SHBA dhe aleatët po punojnë çdo ditë për të dorëzuar armë dhe pajisje të tjera ushtarake në Ukrainë në kohë."
Le të kujtojmë, Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar deri tani shumicën e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake për Ukrainën, por kohët e fundit njoftuan se nuk kanë ndërmend të dërgojnë avionë luftarakë në atë vend të sulmuar. /Nacionale/