Seanca e betimit në Mitrovicë të Veriut, Policia jep detaje: Kemi zyrtarë civilë brenda e jashtë objektit
Nga fillimi nga ora 11:00, parashihet të fillojë seanca solemne e betimit të kryetarit të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Në lidhje me këtë seancë, ka folur edhe major Shkëlzen Xhafa, shefi i operativës rajonale të Mitrovicës së Veriut. Ai ka deklaruar se brenda e rreth objektit ka edhe zyrtarë civilë.
“Policia e Kosovës në bazë të autorizimeve të tyre i ka marrë të gjitha masat në aspektin e sigurisë. Ne si Polici kemi vendosur zyrtar policor të rregullt që më shumë do të merren me çështjet e trafikut se nuk presim që të ketë ndonjë tension në këtë inagurim…Kem zyrtarë civilë brenda e rreth objektit. Nuk ka ngritje të masave. Të gjitha masat janë ndërmarrë sikur në çdo vend tjetër.” – deklaroi ai, transmeton Express.