Scholz e qartëson: Kurti ka premtuar se do të bëjë Asociacionin
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.
Scholz në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, tha se Kosova tashmë ka premtaur se do të realizojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
"Ne kemi bërë përparime në këtë çështje shqetësuese, nuk mendoj aspak si ju", iu përgjigj politikani socialdemokrat pyetjes së gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters, i cili i kishte quajtur të dështuar se bisedimet e djeshmemes "Kurtit dhe Vuçiçit. "Po ta vlerësoni politikisht, edhe ju do të jeni në një mendje mua", shtoi kancelari gjerman, percjell DW shqip.
“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se zoti Kurti dhe z. Vuçiq thanë që propozimet konkrete, Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka theksuar Schoz.
