Abdixhiku refuzoi dorëzimin e mandateve në mbledhje, por ua kërkoi në konferencë: Dy deputetë të LDK-së shpërfaqin hipokrizinë e tij - NACIONALE

Abdixhiku refuzoi dorëzimin e mandateve në mbledhje, por ua kërkoi në konferencë: Dy deputetë të LDK-së shpërfaqin hipokrizinë e tij

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dy deputetë të LDK-së kanë shpërfaqur dyfytyrësinë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ata kanë treguar se i pari LDK-së tjera qëndrime ka mbajtur në mbledhjen me Grupin Parlamentar të LDK-së, ku ua ka prezantuar kandidatin për president, ndërsa tjera qëndrime ka shprehur në konferencën për media.

Janina Ymeri dhe Arben Gashi kanë bërë me dije se gjatë mbledhjes së fundit të Abdixhikut me deputetët, e cila është mbajtur të martën pasdite, është folur edhe për dorëzimin e mandateve të deputetëve që kanë kundërshtuar marrëveshjen LVV – LDK për zgjedhjen e deputetit.

Ata kanë deklaruar se gjatë mbledhjes deputeti Kujtim Shala ka treguar gatishmëri për të dorëzuar mandatin e tij në mënyrë që në vend të tij të vije dikush që e voton kandidatin për president, por Abdixhiku e ka refuzuar një gjë të tillë.

Kurse, pas pak minutave, në konferencë për media, numri një i LDK-së e ka thënë të kundërtën.

Para gazetarëve, Lumir Abdixhiku ka thënë se deputetët që kanë dal kundër kandidatit për president do të duhej t`i dorëzonin mandatet.

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, është shprehur e habitur me dyfytyrësinë e Abdixhikut.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se në mbledhje ka pas gatishmëri të një deputeti për ta dorëzuar mandatin, verim ky që është kundërshtuar nga Abdixhiku.

E tash, kjo është njëfarë, Si me thënë, dyfytyrësie e llojit të vet. Se ka qenë njëri prej deputetëve dje, që ka kundërshtuar dhe ka thënë “ta dorëzoj mandatin.” A don ta dorëzoj? Dhe ky i thanë “Jo.” Dmth, nuk po ia them emrin. Pra prej këtyne gjashtëve. Po. Une jo, ka qenë njëri le ta bën me dije ai vet. Ka thënë që unë e dorëzoj mandatin, Dhe merre dikënd tjetër që ta voton. Dhe kryetari ka thënë “Jo.” Dhe në momentin që ka zbrit poshtë, Ka thënë “le t’i dorëzojnë mandatet””, ka thënë Ymeri.

Ajo ka bërë me dije se një gjë e tillë duhet të sqarohet nga kreu i LDK-së.

Mendoj që kjo duhet me u verifiku. Se pse e ka thënë të kundërtën. Kur nalt ka thënë që mos e dorëzoni. E sigurisht personi tjetër në rend ia kish votu presidentin. Ishim kanë veç pesë. Ai që vinte pas tij? Ai që vinte pas tij. Në kat tretë tha jo, në kat të parë tha “Le t’i dorëzojnë.” Mendoj që kryetari duhet mu thirr edhe një herë. Se çka ka thënë në kat të tretë, dhe kat të parë, brenda një dite”, ka thënë ajo.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi.

Në një intervistë në “Debat Plus”, ai ka treguar se deputeti Kujtim Shala ka qenë ai që ka ofruar dorëzimin e mandatit.

Edhe ai ka thënë se një gjë e tillë është refuzuar nga Abdixhiku.

Kujtim shala në takim ia ka ofruar mandati”, ka thënë ai, duke treguar se rrugë të njëjtë kanë mundur të ndjekin edhe 5 deputetët tjerë.

“Ka qenë rrugë që edhe tjerët kanë pas me e deklaruar nëse e konsideron të arsyeshme, por nuk ka jejuar. E ka ndërpre të Kujtimi, ka thënë: ‘jo, nuk pranoj’”, ka thënë Gashi.

Por, pas mbledhjen, Abdixhiku ka thënë krejt të kundërtën e asaj që e ka deklaruar në mbledhje.

Në konferencën për media, ai ka thënë se deputete që kanë kundërshtuar kandidaturën e Bekim Sejdiut.

Gjithësisë, secili njeri që nuk i respekton vendimet e kryesisë dhe organeve të LDK-së më se paku duhet të ndihet përfaqësues i LDK-së. Nëse asgjë tjetër, do të duhej të dorëzinin mandatitn e deputetit”, ka thënë Abdixhiku, duke thënë se askujt nuk ia ka kërkua dorëzimin e mandatit të deputetit.

Lajme të ngjashme