Deputetët që kundërshtuan Abdixhikun, Mustafa: Janë njerëz besnikë LDK-së, s’i bën rrotë askush
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lavdëruar deputetët që kanë kundërshtuar marrëveshejn e LDK-së me VV-në për cështjen e presidentit.
Ai ka bërë me dije se ata janë njerëz që i kanë qëndruar besnik LDK-në.
Në një prononcim për RTV21, Mustafa ka thënë se ata bien në agjendat e askujt.
“Nuk mund të përgjigjem për deklarimin e Abdixhikut. Nuk e kam përcjellë. Sa i përket deputetëve të LDK-së, nuk i njoh të gjithë. Por më ka rënë të punoj me deputetët e LDK-së që u shprehën kundër marrëveshjes me LV-në. Jo me deputeten Janina Ymeri, e cila, për sa po e përcjell, po tregohet shumë profesionale në fushën e saj dhe parimore në qëndrime politike. Me të tjerët nuk është se jemi pajtuar çdoherë. Janë njerëz që kanë bindjet dhe pikëpamjet e tyre. Të ditur, të arsimuar, nga mjedise që kanë dhënë shumë për Kosovën. Në mesin e tyre: akademikë, profesorë universitarë, kryeministër, drejtues, zëvendëskryeministër, nënkryetar i Kuvendit, ministra, kryetarë të komisioneve parlamentare… Janë që s’i bën rrotë askush. Janë njerëz që në esencë i kanë qëndruar besnikë LDK-së. Vetëm kështu i njoh unë!”, ka deklaruar Mustafa.