KE-ja i paralajmëron Kosovën e Serbinë: Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja - NACIONALE

KE-ja i paralajmëron Kosovën e Serbinë: Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli Evropian ka lëshuar sot gjatë ditës konkluzionet e takimeve 2-ditore në Bruksel, ku temë e diskutimit ishte edhe Kosova dhe Serbia. Sigurisht, KE-ja kishte mesazhe e kërkesa të qarta, përfshirë hetimin për rastin e Banjskës, mbajtjen e zgjedhjeve në veri e themelimin e Asociacionit.

Në mesin e kërkesave ishte edhe domosdoshmëria e përshkallëzimit të situatës në veri.

Madje, KE-ja paralajmëroi pasoja nëse dështohet në shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin përpjekje të qëndrueshme de-përshkallëzimi, si dhe të sigurojnë mbajtjen e të rejave zgjedhjet në veri të Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi për të ulur tensionet do të ketë pasoja. Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimin dhe aneksin e zbatimit të tij si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë dhe e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së.” – shkruhet tutje aty.

Lajme të ngjashme