Sami Kurteshi i del fuqishëm në mbrojtje Luljeta Aliut, thotë se s'ka lidhje me VV-në
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi i ka dal në mbrojtje analistes Luljeta Aliu, e cila sot u emëruar si anëtare në Komisionin e Pavarur të Mediave.
Sipas Kurteshi, Aliu ska qenë asnjëherë anëtare e VV-së, as nuk ishte e zgjedhur, as e propozuar, e as e kandidatura për asnjë post apo funksionin në ndonjë institucion nga VV-ja.
Sipas Kurteshit, të gjitha përpjekjet për të krijuar lidhje partiake të Aliut me VV-në janë shpifje, gënjeshtra e krimit të organizuar në Kosovë.
Postimi i plotë:
„PAVARËSIA“ mediale dhe opozitare!
Paska pëlcitur bomba e „pavarësisë“ mediale dhe opozitare me rastin e zgjedhjes së znj. Luljeta Aliu si anëtare e KPM.
Besa, pjesë të kësaj bombe të pëlcitur, aty-këtu dëgjohen (lexohen) edhe zëra të krimit të organizuar institucional e jashtë-institucional, që u preken interesat kapitale.
Madje këto media (shumica e tyre absolute), me ndonjë përjashtim të rrallë, dhe opozita, vërtetë krejtësisht të pavarur nga dinjiteti njerëzor, politik, profesional, angazhimi qytetar, drejtësia shoqërore, paskan angazhuar edhe disa senilë ndërkombëtarë, për të rritur ehon e zhurmimit të brendshëm kriminal, të organizuar e koordinuar nga “ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it.
Kjo vërtetë po dëshmon dy gjëra shumë të rëndësishme:
1. Se znj. Luljeta Aliu është person i dinjitetshëm, profesional, me angazhim shoqëror, aktivizëm qytetar, të cilës i frikësohet vetëm krimi i organizuar politik-ekonomik-medial nën firmën PLANS.
2. Znj. Aliu nuk qenka pjesë e dëshmuar e krimit nën pikën 1.
E sa i përket të vërtetës së përkatësisë partiake. Është e sigurtë se: znj. Luljeta Aliu asnjëherë nuk ka qenë anëtare e LVV; znj. Luljeta Aliu asnjëherë nuk ishte as e zgjedhur, as e propozuar, e as e kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje për asnjë post apo funksion në asnjë institucion publik apo shoqëror në Republikën e Kosovës.
E vërteta në lidhje me përpjekjn për të krijuar lidhje partiake të znj. Luljeta Aliu me LVV, është:
SHPIFJE,
GËNJESHTËR
e krimit të organizuar në Republikën e Kosovës!
