Sallahu thotë se iu "keqinterpretua" statusi për Limajn, pretendon se ishte i natyrës "juridike" - NACIONALE

Sallahu thotë se iu "keqinterpretua" statusi për Limajn, pretendon se ishte i natyrës "juridike"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit, Blerim Sallahu, doli me një “sqarim” pasi paraprakisht, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i doli në mbrojtje kreut të Nismas, Fatmir Limaj, në dritën e gatishmërisë së këtij të fundit për një koalicion të mundshëm me partinë fituese të zgjedhjeve.

Sipas tij, statusi paraprak ishte i natyrës “juridike” dhe “kurrsesi politike.”

Madje, Sallahu e lexoi si “keqinterpretim të qëllimshëm” nga mediat postimin e tij paraprak ku tha se “Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenen politike.”

Lajme të ngjashme