Sadri Ramabaja i VV-së ‘sulmon’ francezët dhe gjermanët: Po bëjnë përpjekje të sforcuar
Anëtari i Vetëvendosjes dhe analisti Sadri Ramabaja ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin ka denoncuar “evropianët perëndimorë, me theks francezët dhe gjermanët”.
Çka po thotë tash Ramabaja?
Ai ka deklaruar se këta të fundit janë të pakënaqur me (sic) “zhvendosjen e qendrës së gravitetit gjeopolitik të Evropës në lindje, e me këtë edhe forcimin e ndikimit të ShBA-së në kontinent,”
Sipas tij, Franca e Gjermania po bëjnë përpjekje “të sforcuar që të rikthehen më fuqishëm në paqtimin e Evropës Juglindore dhe natyrshëm të shenjojnë prezencën e tyre.”
Megjithatë, vlen të theksohet që këto qëndrime të Ramabajës do të mund të cilësoheshin si pro-amerikane pasi që flasin për rritjen e ndikimit amerikan nëë rajon.
Ramabaja ka paraqitur edhe një citim, që pretendon se është analizë e The Guardian, por duke mos vënë titullin apo emrin e autorit.
Nacionale nuk ka arritur deri tash të gjejë një shkrim të tillë në gazetën në fjalë.
