Rusia: Veprimet kundër ushtarëve tanë në Transnistri do të cilësohen sulm ndaj Federatës Ruse - NACIONALE

Rusia: Veprimet kundër ushtarëve tanë në Transnistri do të cilësohen sulm ndaj Federatës Ruse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se çfarëdo veprimi që i rrezikon trupat ruse në rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria, do të shihej si sulm i drejtpërdrejt ndaj vetë Rusisë dhe do të shkaktonte “një kundërpërgjigje adekuate”.

“Çfarëdo veprimi që e rrezikon sigurinë e tyre, do të konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si sulm ndaj Federatës Ruse”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Paralajmërimi i Rusisë erdhi një ditë pas pretendimit të Ministrisë së Mbrojtjes së këtij shteti që Ukraina është duke planifikuar që ta pushtojë Transnistrinë pas fabrikimit të një operacioni me flamur të rremë. Transnistria ishte ndarë nga Moldavia më 1990 dhe kontrollohet nga separatistët rusë, shkruan gazeta “The Guardian”.

Ministria ruse pretendoi të enjten se Ukraina, e cila kufizohet me Moldavinë, paraqet “rrezik të drejtpërdrejtë” ndaj trupave ruse në rajonin rusishtfolës.

Qeveria e Moldavisë e mohoi këtë akuzë, duke bërë thirrje për “qetësi dhe pranim të informatave nga burime zyrtare e të besueshme të Republikës së Moldavisë”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Mikhail Galuzin, citohet të ketë thënë se Perëndimi e ka udhëzuar Qeverinë e Moldavisë në Chisinau që t’i ndërpresë të gjitha ndërveprimet me autoritetet e mbështetura nga Moska në Transnistri.

Lajme të ngjashme