Rusia thotë se çoi një aeroplan Su-35 mbi Baltik pasi dy bombardues amerikanë lëvizën drejt kufirit - NACIONALE

Rusia thotë se çoi një aeroplan Su-35 mbi Baltik pasi dy bombardues amerikanë lëvizën drejt kufirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një aeroplan rus i tipit Su-35 u dërgua të hënën mbi Detin Baltik, pasi dy bombardues strategjik amerikanë fluturuan në drejtim të kufirit rus, por se aeroplani rus u kthye në bazë, sepse amerikanët u larguan.

“Më 20 mars, pajisjet e radarit të forcave të mbrojtjes ajrore të distriktit perëndimor ushtarak në detyrë mbi Detin e Zi vërejtën dy caqe ajrore duke fluturuar në drejtimin e kufirit shtetëror të Federatës Ruse”- thuhet në njoftimin e ministrisë ruse, raporton agjencia “Reuters”.

Kjo ministri tha se një aeroplan luftarak Su-35 u ngrit në ajër për ta parandaluar shkeljen e kufirit, duke shtuar: “Pasi aeroplanët e huaj ushtarakë u larguan nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse, aeroplani luftarak rus u kthye në bazën e tij ajrore.”

Në njoftim pretendohet se aeroplanët amerikanë ishin bombardues strategjikë të tipit B52H të Forcës Ajrore të ShBA-së.

Ministria ruse tha se fluturimi i aeroplanit Su-35 ishte rreptësisht në vijë me rregullat ndërkombëtare për shfrytëzimin e hapësirës ajrore. “Asnjë shkelje e kufirit shtetëror të Federatës Ruse nuk u lejua”- thuhet në njoftim.

Ky zhvillim erdhi pas incidentit të 14 marsit, kur një dron i forcave amerikane u rrëzua në Detin e Zi, pasi u pengua nga aeroplanët rus. ShBA-ja publikoi pamje të ballafaqimit të dronit me aeroplanët, ku rusët shihen duke hedhur karburant mbi të dhe duke e prekur e duke ia dëmtuar helikën.

Lajme të ngjashme