Aeroplanët gjermanë dhe britanikë pengojnë një aeroplan rus mbi Estoni - NACIONALE

Aeroplanët gjermanë dhe britanikë pengojnë një aeroplan rus mbi Estoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aeroplanët luftarakë të Gjermanisë dhe të Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar kanë penguar një aeroplan rus që po fluturonte në hapësirën ajrore të Estonisë.

“Pengimi në vete ishte rutinë, por kjo është hera e parë që një operacion i tillë është kryer së bashku nga të dyja vendet”- raporton televizioni BBC, transmeton gazeta “The Guardian”.

Gjermania dhe Britania e Madhe janë duke kryer patrullim të përbashkët ajror të NATO-s në rajon dhe e penguan aeroplanin që po rimbushej, sepse ai dështoi që të komunikonte me kontrollin e trafikut ajror të Estonisë.

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha: “NATO-ja vazhdon që ta formojë bazën e sigurisë sonë kolektive. Ky dislokim i përbashkët britanik e gjerman në Baltik qartazi e dëshmon vendosmërinë tonë kolektive për të sfiduar çfarëdo rreziku të mundshëm ndaj kufijve të NATO-s, duke e dëshmuar fuqinë tonë të kombinuar.”

Të martën, mbi Detin e Zi ndodhi një incident serioz. Një dron i ushtrisë amerikane u rrëzua në det pas një ballafaqimi me aeroplanët luftarakë rusë. ShBA-ja e ka akuzuar Rusinë për sjellje të pamatur, ndërsa Rusia ka thënë se aeroplanët nuk kanë pasur kontakt me dronin, por se pajisja është rrëzuar pas një “manovrimi të mprehtë”.

Lajme të ngjashme