Rukiqi: Linçimi i mediave, është vetëm fillimi i një fushatë egër të pushtetit - NACIONALE

Rukiqi: Linçimi i mediave, është vetëm fillimi i një fushatë egër të pushtetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Lidhjes Demokratike së Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar kundrejt Qeverisë, duke thënë se përdorimi i servisit publik, për linçim të mediave, është vetëm fillimi i një fushatë egër të pushtetit, me fake news, ndaj secilit kritik të mundshëm të pushtetit.

Rukiqi theksoi se procedura operative standarde është kjo:

“- Mbi 30,000 llogari fake, në software që

paguhen miliona euro, për sulm ndaj partive politike, mediave dhe bizneseve, përmes rrjeteve sociale;

- Përdorim i mediave të pushtetit, për prodhim të fake news, me burime “rajonale” dhe “ndërkombëtare”;

Përdorimi i shantazhit, linçimit, prodhimi i fake news, me qëllim të deformimit të rezultatit zgjedhor ështe veprim kriminal dhe si i tillë duhet të hetohet. E për tu hetuar në thellësi, fillimisht duhet të hetohet baza e financimit (mos t’i harrojmë tërheqjet e milionave nga Martin Berishaj).

Skemi parë gjë akoma”, tha ai.

Lajme të ngjashme