Rukiqi pasi ‘Slobodna Bosna’ fshiu lajmin e rremë ndaj Nacionales: Një betejë e fituar me mekanizmin e organizuar të pushtetit
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pasi portali boshnjak Slobodna Bosna ka larguar emrin e Nacionales nga raportimi skandaloz të cilin e transmetoi edhe RTK-ja.
Rukiqi ka thënë se kjo është një betejë e fituar nga “mekanizmin e organizuar të pushtetit, për fake neës dhe propagandë”.
Më tej, ai ka thënë se ky mekanziëm do të bëhet edhe me agresiv.
“Një betejë e fituar me mekanizmin e organizuar të pushtetit, për fake news dhe propagandë. Sa më afër zgjedhjeve, ky mekanizëm do të bëhët më aktiv dhe më agresiv.”
“Në fushatë zgjedhore, nëse nuk ke me tregu çka kë bërë mirë për vendin dhe çka ke në plan për të bërë, i kthehesh propagandës dhe “zbulimit” të armiqëve imagjinarë.” – ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se pas paralajmërimit për padi nga gazeta Nacionale, portali boshnjak Slobodna Bosna, e ka bërë ndryshimin e komplet artikullit në pjesën ku përmendet gazeta Nacionale dhe Periskopi.