Rukiqi: Paratë e shpërndara pa asnjë plan kanë përfunduar në vendet e tjera, asnjë efekt në ekonominë e Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se paratë e shpërndara pas asnjë plan kanë përfunduar në vendet e tjera.
Sipas Rukiqit këto para nuk kanë pasur asnjë efekt në ekonominë kosovare.
Ai ka treguar se si do të menagjohet deficiti tregtar me Qeverinë e LDK-së.
Shkrimi i tij:
Paratë e shpërndara pa asnjë plan, në Dhjetor 2024, kanë përfunduar në vendet e tjera. Asnjë efekt në ekonominë e Kosovës.
561 milionë euro deficit tregtar në një muaj të vetëm (Dhjetor 2024). Rekord i zi, si pasojë e “zhvillimit të hovshëm ekonomik”.
Qeverisja, me Lumirin si Kryeministët, do të adresoj saktë dhe qartë deficitin e lartë tregtar. Nuk mund të vazhdohet, me daljen qindra milionë eurove, në vende të tjera.
Deficiti do të zvogëlohet, përmes
- Masave fiskale në përkrahje të prodhimeve “Made in Kosova”;
- Zvogëlim të varësisë nga importi i energjisë elektrike, përmes ndërtimit të Termocentralit me Gas Amerikan (LNG);
- Përkrahje direkte financiare dhe sigurim të qasjes në tregjet globale, për eksportet nga Kosova;
- Përkrahje financiare dhe me trajnime, për dyfishimin e eksportevë nga sektori i IT-së;
- Projektet: Brezovica dhe Peja, që e shëndrrojnë Kosovën në destinacion turistik;
- Investimet publike, me kompani nga Kosova
(Pjesë speciale e marketingut)