Rrustemi nga VV-ja shpalos ndryshimet: Ja si do të duket rregullorja e re e Kuvendit
Deputeti i VV-së dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka shpalosur para deputetëve projekt-rregulloren e re të Kuvendit.
Ai e ka vlerësuar si një rregullore tejet të nevojshme, për të cilën kanë punuar tash e një vit.
Rrustemi ka treguar disa detaje të kësaj projekt-rregulloreje.
Pjesë nga fjalimi i Rrustemi:
Draft-rreugllorja flet për procedurat e seancës konstituive, nominimin dhe zgjedhjen e kryetarit, nominimin e nënkryetarëve etj. Përcakton çështjet e betimit të deputetëve.
Në përputhje me Kushtetutën sqarohet roli i Kryetarit të Kuvendit për seancën plenare në raste të mungesës së kuorumit në Kryesi.
Shkarimi i Kryetarit të Kuvendit.
Përcaktohen procedurat me rastin e përfundimit të mandatit të deputetit, zëvendësimin e tij.
Adresohen probleme për kryesimin e komisioneve të Kuvendit, praktika e formimit të komisioneve ku struktura dhe fushëveprimi nuk do të jenë pjesë e rregullores, mirëpo Kuvendi gjatë legjisalturës vendos për këtë.
Defininohet kuorumi, votimi, votimi i fshehtë, pamundësohet bllokimi i seancës plenare, në këtë mënyrë evitohen situata kur mbesin seanca të papërfunduara.
Mundësohet evidentimi i votës me fletëvotim të personalizuar, kjo mund të bëhet me kërkesë të 6 deputetëve.
Parashihet procedurë për shqyrtimin, amendamentimin për buxhetin vjetor.