Rruga "Xhorxh Bush": 500 euro gjobë për veturat, 500 për taksistët që s'i respektojnë autobusët - NACIONALE

Rruga "Xhorxh Bush": 500 euro gjobë për veturat, 500 për taksistët që s'i respektojnë autobusët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu në emisionin “Sot”, ka bërë të ditur se shoferët e veturave që futen në rrugën “Xhorxh Bush” do të gjobiten me 500 euro gjobë.

Ai ka theksuar se gjoba do të ketë edhe për taksistë që nuk respektojnë autobusët e trafikut urban.

Kjo bie ne domenin e Policisë së Kosovës, pra gjobat, mirëpo në një takim që e kemi pasur, nëse nuk gaboj, flasim për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi për qytetarët. Ndërsa për taksitë, nëse vetëm nuk presin autobusin dhe duan të kalojnë atë në vijë të plotë atëherë gjoba për ta është 500 euro dhe u merret patentë shoferi për 3 muaj”, ka theksuar Musliu.

Ndërsa, ai ka thënë se furnitorët mund t’i kryejnë porositë deri në ora 07:00 edhe në rrugën “Xhorxh Bush” dhe të tjera rrugë.

Kemi lëshuar edhe një vendim për orarin e furnizimeve, i cili vlen për komplet kryeqytetin, por në të njëjtën kohë edhe për rrugën ‘Xhorxh Bush’, ku deri në orën 7:00 në mëngjes, bizneset të cilat operojnë aty kanë mundësi t’i kryejnë furnizimet dhe pas orës shtatë me filluar me linjat e autobusëve, taksive dhe veturave emergjente”, ka deklaruar Musliu.

Autobusët në këtë rrugë do të lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.

Lajme të ngjashme