Përparim Rama paralajmëron zgjatjen e sheshit deri te Posta - NACIONALE

Përparim Rama paralajmëron zgjatjen e sheshit deri te Posta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka paralajmëruar se sheshi i ri "Xhorxh Bush” do të zgjatet deri te Posta.

Klan Kosova raporton se Rama, nga eventi për ndezjen e dritave festive, ka treguar edhe specifika se si do të menaxhohet kjo.

”Deri më 8 janar do të jetë i hapur vetëm për qytetarë, ndërsa pas 8 janarit, do jetë i hapur edhe për transport publik pra për autobusë, emergjenca dhe për taksi. Normal me një shpejtësi shumë të zvogëluar. Sepse normal jemi duke bërë përpjekje ta heqim krejtësisht asfaltin e ta zëvendësojmë me transformu gjithë këtë zonë me material specifike për këmbësorë, ku qytetartët do të jenë më të sigurt për ta shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit.” – citohet të ketë thënë ai.

Vlen të theksohet se deri në janar, rruga që tani po njihet si sheshi “Xhorxh Bush”, është e hapur vetëm për qytetarë.

Lajme të ngjashme