Rritja e çmimit të rrymës, ironizon Hoxha: Qytetarëve i është zdritë jeta e shpresa në Kosovë - NACIONALE

Rritja e çmimit të rrymës, ironizon Hoxha: Qytetarëve i është zdritë jeta e shpresa në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha ka reaguar pas shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Hoxha përmes një postimi në Facebook ka thënë se tashmë qytetarët duhet ta falënderojnë kryeministrin, Albin Kurti për rritjen e çmimit të rrymës për 14%.

Duke ironizuar Hoxha ka thënë se me rritjen e çmimit të rrymës qytetarëve i është zdritur jeta e shpresa në Kosovë.

“Prej sot qytetarët e Kosovës mund ta falënderojnë Albin Kurtin që ua ka rritë çmimin e rrymës për 14% dhe ua ka z'dritë jetën e shpresën në Kosovë.” – ka shkruar Hoxha në Facebook.

Lajme të ngjashme