“Rregullorja e BQK-së”: Reagim kundër pretendimit tendecioz të Manxhukës së VV-së për raportimin e Nacionales
Zëdhënësit të Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, nuk i ka pëlqyer raportimi i Nacionales për lajmin se bankat do të përfitojnë edhe më shumë për shkak të hapjes së xhirollogarive të reja bankare nga gratë për të përfituar nga shtesat për fëmijë, e me të cilën Vetëvendosje po krenohet. Ai me një postim tendecioz e ka cilësuar lajm të rremë, duke e cituar Rregulloren e Bankës Qendrore, e që e cila nuk thotë se “nënat nuk paguajnë” për mirëmbajtje mujore të xhirollogarisë.
Ai e ka quajtur lajm të rremë pasi sipas Manxhukës “të gjitha nënat që hapin llogari bankare për të përfituar nga shtesat për fëmijë sikurse edhe pensionistët me rregulloren e re të BQK-së NUK PAGUAJNË MIRËMBAJTJE.”
Por kjo gjë, sipas fjalëve të qeverisë, këto xhirollogari bazike MUND të jenë falas por edhe mund të KUSHTOJNË jo më shumë se 0.54 centë.
Tutje, nga këto 90 mijë xhirollogari nuk dihet nëse krejt këto janë llogari bazike, pra që mund ta kenë mirëmbajtjen falas ose 0.54 centë.
Nëse këto llogari nuk janë bazike, atëherë mirëmbajtja nuk është falas por është nga 1 euro e tutje që nënkupton se fitimi i bankave do të rritet më shumë.
GJITHASHTU, Rregullorja e re e Bankës Qendore të Kosovës parasheh që kjo pikë të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024, kësisoj duke hedhur poshtë pretendimin tendecioz të Manxhukës.
“4. Bankat ofrojnë të gjitha shërbimet e parashikuara në nenin 4, paragrafi 1 të kësaj rregulloreje, pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).” – thuhet në rregulloren e BQK-së.


Por kjo Rregullore thekson qartë se pika e theksuar me lartë hyn në fuqi më 1 janar 2024.
“Kjo Rregullore hyn në fuqi më 1 gusht 2023 me përjashtim të nenit 5 paragrafit 4 i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024.” – theksohet në Rregullore.
Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka sqaruar për Nacionale, se kjo rregullore askund nuk parasheh favorizime në aspektin gjinor, por vetëm në atë socio-ekonomik.
“Është njëjtë si për çdo klinet tjetër. Është aprovu me rregulloren që e parasheh produktet bazike. Nëse kena rregullore për produktet bazike trajtohet njëjtë si gratë si burrat si gjithë, trajtim i njëjtë ama fatktikisht nëse nuk bien në domenin e llogarive bazike atëherë paguan njëjtë si çdo person tjetër. Nuk janë të priviligjiuar diçka” – ka shpejguar Mehmeti për Nacionalen.
Ai ka thënë se këtë rregullore e ka përpiluar gjatë kohës sa ishte në BQK dhe e cilat i trajton të gjithë barabartë.
“Rregulloren për llogarinë bazike, unë e atë rregullore e kom ba vet, është miratu në dhjetor është produkt i punës që e kom ba unë. Kur e kemi ba atë rregullore për produktet bazike nuk e kemi ba ndonjë favorizim për gra apo burra. Aspektin social e ekonomik e kemi marrë parasysh por jo aspketin gjinor. Nuk ka trajtim të veçantë veç për gra. Kurrkund nuk e kemi përmend.” – ka thënë ai.