Remi i përgjigjet Haradinajt: Atë që e bënë njeriu për pak vëmendje, nuk e bëjnë gjallesat për mbijetesë
Komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar pas deklaratave nga Ramush Haradinaj.
Ky i fundit mbrëmë deklaroi se Hashim Thaçi e Rrustem Mustafa kanë qenë turistë në luftë.
E Remi ka reaguar para pak minutash. Ai ka thënë se Haradinaj këtë e ka bërë për vëmendje.
“Atë që e bënë njeriu për pak vëmendje nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë!”, ka shkruar Rrustem Mustafa në facebook.
Deklarata e Haradinajt ka nxitur reagime të shumta.