Reagon Zvicra pas takimit në Bruksel: Shpresojmë se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara
Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka mbështetur dialogun që është mbajtur mbrëmë në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiq.
Përmes një postimi në Twitter, MPJ e Zvicrës ka thënë se shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.
“Zvicra mirëpret takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq, mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Zvicra, duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpresojmë se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.” – thuhet në njoftim.
Switzerland welcomes recent meeting in Brussels between Prime Minister @albinkurti and President @avucic on the European proposal for the normalisation of relations between 🇷🇸 and 🇽🇰. 🇨🇭, supporting the EU-facilitated dialog, hopes further talks will yield desired results. https://t.co/OuGHnl1pCs
— Swiss MFA (@SwissMFA) February 28, 2023
