Reagon sërish Maliqi: Bagla mbetet bagël, me thënë se në rastin e Klan Kosovës bëhet fjalë për sundim të ligjit, - NACIONALE

Reagon sërish Maliqi: Bagla mbetet bagël, me thënë se në rastin e Klan Kosovës bëhet fjalë për sundim të ligjit,

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pata që mund thonë se rasti i Klan Kosovës ka të bëjë me sundim të ligjit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ata që thonë kështu, “munden me e ly me Nutella këtë copë bagle”.

“Mundeni me e ly me Nutella këtë copë bagle - pra me thanë se në rastin e Klanit bëhet fjalë për sundim të ligjit - por bagla mbetet bagël.” – ka shkruar tutje ai.

Ndërkohë, në një reagim të mëhershëm, Maliqi me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se Qeveria për ta mbyllur Klan Kosovën e ka përdorur trukun më të vjetër në manualin e regjimeve autoritare.

Këmbëngulja për ta mbyllur me çdo kusht dhe në shpërfillje të ligjit Klan Kosovën, kanalin më të madh televiz në vend - duke e përdorur trukun më të vjetër në manualin e regjimeve autoritare, atë të luftës ndaj armikut (Serbisë) - nuk është një hap i rëndomtë i një qeverie ndaj të cilit mund të mbyllen sytë aq lehtë. Pas disa vitesh laritjeje dhe maskimi në sytë e perëndimit si kampionë të demokracisë liberale, ky mund të konsiderohet si akti i parë i madh i metamorfozës së paralajmëruar të cubave ideologjikë në natyrën e tyre të vërtetë totalitare." - ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme