Reagon Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë lidhur me takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, në rrjetin social Twitter, postoi lidhur me diskutimin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Deputetët e Parlamentit Evropian, për dialogun dhe takimin e ardhshëm në Ohër.
‘’Mbështetje e plotë për planin e BE-së Kosovë-Serbi, dhe inkujarimin e gjetjes së një mënyre për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE’’- thotë Viola von Cramon
Pas këtij postimi ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rhode.
Rhode thekson se propozimi i BE-së ka mbështetjë të plotë nga Parlamenti Evropian. Ai gjithashtu tekstualisht përkrahë edhe takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
’’ Marrëveshja në zbatimin e aneksit mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars në Ohër, është tani e nevojshme dhe thelbësore për të ecë përpara në rrugën Evropiane.’’- thotë Rhode përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
Also full support for the 🇪🇺 proposal from the 🇪🇺 Parliament!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 15, 2023
Agreement on implementing the annex by 🇽🇰 and 🇷🇸 on the 18th in Ohrid now is essential to move forward on the European path. https://t.co/EshpNJqUle