Reagon Abdixhiku pas vendimit të Qeverisë për Klan Kosovës: Urdhërat e Politbyrosë s’e mundin demokracinë - NACIONALE

Reagon Abdixhiku pas vendimit të Qeverisë për Klan Kosovës: Urdhërat e Politbyrosë s’e mundin demokracinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që ta lë në fuqi vendimin për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është sulm i paranojës ndaj demokracisë.

“Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë.” – ka shkruar tutje ai.

Tutje, kreu i LDK-së ka thënë se “urdhërat e Politbyrosë nuk e mundin demokracinë kosovare”, derisa ftojë organet e drejtësisë ta mbrojnë demokracinë.

“Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm.” – tha ai në fund.

Postimi i plotë:

Mbyllja e Klan Kosovës është sulm i një pushteti autoritar ndaj fjalës së lirë. Është sulm i paranojës propagandistike ndaj vet demokracisë.

Ky pushtet do krizë. Ky pushtet do frikë.

Në këtë betejë, të paprecedentë, nuk është vetëm një televizion. Janë të gjitha mediat, gazetarët e promovuesit e fjalës së lirë. Jemi të gjithë, individualisht e kolektivisht. Prandaj dhe në këtë përballje do të jemi bashkë të gjithë.

Fjala e lirë do të triumfojë.

Urdhërat e PolitByrosë nuk e mundin dot demokracinë kosovare. Shoqëria kosovare ka triumfuar dhe në përballje më të rënda. Do ta kapërcejë dhe këtë.

Ftoj organet e drejtësisë, gjykatat e Republikës, të bëjnë detyrën e vet. Të mbrojnë vet demokracinë.

Urdhërdhënësit e PolitByrosë dhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave brenda institucioneve të shtetit, do të mbahen përgjegjës para ligjit herët apo vonë. Pushtetet janë të përkohshme, shteti mbetet i përhershëm.

Lajme të ngjashme