Rashiq: Kryetarët në veri do të duhej të shkonin në ndërtesat komunale pa përcjelljen e policisë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me përshkallzimin e situatës në veri pas vendosjes së kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore
Ministri Rashiq u shpreh se vetmi "gabim" që kanë bërë politikanët është se nuk janë përpjekur të shkojnë vetë në vendin e tyre të punës, në mënyrë të lirë dhe pa nevojë për përcjellje policore.
“I vetmi ‘gabim’ që kanë bërë është që nuk janë përpjekur vetë të shkojnë në vendin e tyre të punës, kur e kanë marrë pushtetin, ose kur kanë fituar në zgjedhje, pavarësisht të votave, ju shkoni në vendin e punës, ku çdo njeri normal mund të shkojë. Pa polici, pa kurrfarë përcjellje…dhe nëse ndodh që njëherë nuk mundem, unë kisha provuar disa herë, tek atëherë nuk kam kushte unë që me dal në vendin e punës…atëherë mund të shkohet në një mënyrë tjetër, raportimi në polici ose kështu me radhë”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.