Raportohet se Twitter-i ka suspenduar Kosovën nga lista e prefikseve - NACIONALE

Raportohet se Twitter-i ka suspenduar Kosovën nga lista e prefikseve

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Disa përdorues kosovarë të rrjetit social "Twitter" janë ankuar për shkak të prefiksit.

Sipas tyre, Kosova është suspenduar dhe për këtë ia lënë fajin Elon Musk.

Disa prej tyre tashmë kanë filluar edhe një fushatë, ku kërkohet ndryshim rreth kësaj çështjeje, respektivisht zgjidhje.

"Twitteri ka hequr Kosovën si shtet nga lista e prefikseve", shkruan njëri prej tyre, duke etiketuar "Supportin" e rrjetit gjegjës social.

Një tjetër tha se Musk e ka blerë Twitterin për t'ua mundësuar njerëzve fjalën e lirë, teksa heqë Kosovën nga kjo listë, duke e apostrofuar si dikator modern.

Më poshtë edhe fushata e plotë e përdoruesve kosovarë.

Lajme të ngjashme