Raportohet se Stano ua ka konfirmuar mediave serbe vizitën e Lajçak në Kosovë
Kosovo-Online ka raportuar se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar vizitën e emisarit Mirsolav Lajçak.
Vizita, siç thuhet, është konfirmuar për mediumin serb “Tanjug”.
I njëjti, nuk ka dhënë shumë detaje rreth vizitës, por ka thënë se ai udhëton rregullisht dhe sonte, pritet të jetë në Prishtinë.
Por, siç u tha më herët, Zyra e Kryeministrit nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me Kurtin.
"Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t'i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti", u tha në përgjigjen dërguar REL-it.
