Raportohet se Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri nga një sirian, tre të arrestuar dhe një në arrati
Policia e Kosovës raportohet të jetë sulmuar me armë zjarri në kufi të Kosovës me Shqipërinë.
Ky sulm thuhet të ketë ndodhur nga katër sirianë, tre prej të cilëve janë arrestuar.
Drejtori i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se është zhvilluar një aksion për kapjen e sirianëve, të cilët i përshkroi si të armatosur.
“Njëri prej tyre edhe ka shkrepur armën në drejtim të Policisë. Autoritetet policore të vijës së gjelbër në Vërmicë i janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur që të arrestojnë tre prej të dyshuarve, derisa një tjetër është ende në arrati”, tha Krasniqi për Reporteri.
Sipas tij, i arratisuri është i njohur për autoritet e vendit tonë.