Raportohet për një barrikadë të re, kësaj radhe në Jagnjenicë të Zubin Potokut
Një barrikadë e re duket të jetë vendosur në Jagnjenicë të Zubin Potokut.
Të paktën kështu ka raportuar Tëvë1, që shton se i njëjti lokacion ishte shfrytëzuar edhe në të kaluarën për vendosje të barrikadave.
Vendosja e barrikadave të reja po bëhet pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve kosovare dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për largimin e tyre.
Në anën tjetër, jo shumë larg Jagnjenicës së Zubin Potokut, në Çabër, mbrëmë u vendos një tjetër barrikadë.
Në afërsi të këtyre barrikadave janë duke qëndruar forcat e EULEX-it. Kujtojmë se deri më tani nuk ka lëvizje për t'i hequr këto barrikada, teksa kryeministri Kurti në një konferencë për media ka thënë se është në pritje të KFOR-it për t'i hequr të njëjtat.
