Raporti vjetor i HRW-së: Listë e gjatë krizash, por ka edhe shenja të mira - NACIONALE

Raporti vjetor i HRW-së: Listë e gjatë krizash, por ka edhe shenja të mira

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kundërshtimi i gjerë i pushtimit rus të Ukrainës e dëshmon forcën e reagimit të unifikuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ka shenja se pushteti është duke ndryshuar përderisa njerëzit dalin në rrugë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre në Iran, Kinë dhe në vende të tjera, tha të enjten organizata e njohur, “Human Rights Watch”.

“Një litani e krizave të të drejtave të njeriut” u shfaq vitin e kaluar, por ky vit, gjithashtu, paraqiti mundësi të reja për fuqizimin e mbrojtjes kundër shkeljeve, thuhet në raportin vjetor global të organizatës së njohur, ku jepen të dhëna për 100 shtete dhe territore.

“Pas viteve të përpjekjeve pjesë-pjesë e shpesh pa entuziazëm në emrin e civilëve nën kërcënim në vende si Jemeni, Afganistani e Sudani i Jugut, mobilizimi i botës për Ukrainën na e kujton potencialin e jashtëzakonshëm, kur qeveritë i kuptojnë përgjegjësitë e tyre për të drejtat e njeriut në nivel global”- tha drejtoresha ekzekutive e HRË-së, Tirana Hassan, në hyrje të raportit me 712 faqe.

“Të gjitha qeveritë duhet ta sjellin frymën e njëjtë të solidaritetit në turmën e krizave të të drejtave të njeriut përreth globit e jo vetëm kur u përshtatet interesave të tyre”- shtoi ajo.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, një grup i gjerë i vendeve vendosën sanksione të shumta dhe i dolën në krah Kievit përderisa Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara dhe Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve kanë hapur hetime për shkelje, thuhet në raport.

Shtetet tani duhet ta pyesin veten se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse do të ndërmerrnin masa të tilla pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 ose nëse do t’i zbatonin mësimet në vende të tjera si Etiopia, ky dy vjet konflikt i armatosur kanë kontribuuar në njërën prej krizave më të rënda humanitare, tha drejtoresha ekzekutive e HRW-së.

Në Kinë, kjo organizatë tha se fokusi i shtuar i Kombeve të Bashkuara dhe i organizatave të tjera në trajtimin e ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë në rajonin Xinjiang “e ka vënë Pekinin në mbrojtje” në skenën ndërkombëtare, ndërsa protestat e brendshme kundër strategjisë “zero Covid” të qeverisë kanë përfshirë edhe kritika më të gjera për pushtetin e presidentit Xi Jinping.

Lajme të ngjashme