Rama për deklaratën e ministres serbe: S’bëhemi kor histerik sa herë një çyryk në Beograd flet përçart
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë reaguar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme për deklaratën skandaloze të ministres serbe për “spastrim etnik të Kosovës”.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se kush kërkon nga ta që të bëhet “kor histerik” sa herë “një çyryk në Beograd flet përçart”, ka gabuar adresë.
“Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.
Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, ka shkruar ai.
Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten…
— Edi Rama (@ediramaal) July 16, 2026