Rama në linjë me qëndrimin amerikan për barrikadat në veri: Kjo flet për ata që duan të dëgjojnë - NACIONALE

Rama në linjë me qëndrimin amerikan për barrikadat në veri: Kjo flet për ata që duan të dëgjojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë qëndrimin e ambasadave amerikane në Prishtinë dhe Beograd të cilët bën thirrje që të largohen barrikadat e vendosur nga serbët në rrugët që të dërgojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

“Nuk mund të pajtohem më shumë. Kjo flet qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, shkruan Rama.

Ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd kanë dalë sonte me një deklaratë të përbashkët përmes një komunikate zyrtare, duke thënë se janë të shqetësuar me gjendjen në veri.

Ata tutje shtuan se e kuptojnë faktin se Policia e Kosovës ka arrestuar një person, por kjo nuk është arsye për të vënë postblloqe. Sipas tyre, ky arrestim është legal.

Pas ambasadave amerikane reaguan edhe ato bitaneze duke pasur qëndrim të njejtë dhe thirrje për ulje të tensioneve në veri të vendit.

Lajme të ngjashme