Rama: Kosova nuk i përket një lëvizjeje, lideri apo narrative të vetme – u përket qytetarëve të saj - NACIONALE

Rama: Kosova nuk i përket një lëvizjeje, lideri apo narrative të vetme – u përket qytetarëve të saj

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se situata aktuale është “thellësisht shqetësuese” dhe se, sipas tij, po pasqyron një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit.

Në një reagim në Facebook, Rama tha se Kosova nuk mund të trajtohet si pronë politike e një partie apo lideri.

“Kosova nuk i përket një lëvizjeje, një lideri apo një narrative të vetme. Ajo u përket qytetarëve të saj”, shkroi Rama.

Ai e cilësoi situatën në Kuvend si zhvillim që, sipas tij, minon themelet e republikës demokratike.

“Situata që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës është thellësisht shqetësuese dhe pasqyron një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit, që minon vetë themelet e republikës sonë demokratike”, tha ai.

Rama akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po e zbeh vijën ndarëse mes partisë dhe shtetit, duke thënë se vendimet po centralizohen dhe zërat kundërshtues po anashkalohen.

“Vetëvendosje gjithnjë e më shumë e ka zbehur vijën ndarëse mes partisë dhe shtetit. Vendimet po centralizohen, zërat kundërshtues po anashkalohen dhe proceset demokratike po dobësohen”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme