Rama: Duhet një qëndrim më i fortë i NATO-s, veriu i Kosovës vatër zjarri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar një me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it në veri të Kosovës.
Rama ka thënë se veri në është vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit.
Tutje, ai ka thënë se problem i sigurisë në Ballkanin Perëndimor nuk është në përmasa të Ukrasinës, por nuk është as krejt pa rrezik.
“Unë jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në këshill që sot foli për këto tema, sepse problemi i Ballkanit Perëndimor sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund mos të jetë në të njëjtën madhësi sa problemi i madh Ukrainas, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Diçka që po ndodh që është vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së Veriut që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit”, ka thënë Rama.
“Ndërsa lehtësimi i dialogut të BE punon me të dyja palët, Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri, ku është krijuar ndër vite si vend parajsë për aktivitetet kriminale, trafikimit të drogës, armëve, prodhimit të kriptomonedhave. Aty kjo përzierje e politikaneve lokalë dhe interesave të mafias përballë shqetësimeve kombëtare të të drejtave të njeriut, mund të jetë një situatë shpërthyese, prandaj është koha të kombinojmë këtë dialog të lehtësuar nga BE -ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it”, shtoi Rama.
