Qysh po raportojnë mediet ndërkombëtare për zgjedhjet komunale në veri?
“Serbët e Kosovës kundërshtojnë zgjedhjet komunale të Prishtinës në veri” dhe “Serbët në veri të Kosovës bojkotojnë zgjedhjet lokale”, janë titujt dy gazetave të njohura botërore, teksa procesi zgjedhor po vazhdon të zhvillohet pas asnjë incident të raportuar deri më tani, por më një pjesëmarrje të ulët të qytetarëve.
Dy mediat e njohura botërore, “Euronews” dhe “Reuters” kanë raportuar për zgjedhjet e 23 prillit që po mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.
Serbët e Kosovës sot po bojkotojnë zgjedhjet komunale të organizuara nga Kosova në veri të vendit, është fokusi kryesor i këtyre raportimeve.
“Serbët e Kosovës të dielën kundërshtuan zgjedhjet komunale të organizuara nga autoritetet e Prishtinës në veri të territorit, ku përfaqësuesit e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet lokale në nëntor.” – thuhet në hyrje të raportimit të Euronews.
Në vazhdim të raportimit, Euronews tregon edhe mundësinë e përkeqësimit të situatës në veri.
“Bojkoti i zgjedhjeve në katër komunat veriore ku serbët janë shumicë rrezikon të përkeqësojë tensionet që kanë vazhduar muajt e fundit mes qeverisë kosovare dhe serbëve.” – thuhet në raportim.
Gjithashtu edhe Reuters, fokusin kryesor të raportimit të tyre ka vënë mbi faktin e bojkotimi të zgjedhjeve nga ana e serbëve lokalë që jetojnë në këto pjesë të Kosovës.
Reuters raporton se zgjedhjet po bojkotohen për shkak të mosplotësimit të kërkesave.
“Serbët në Kosovën veriore bojkotuan zgjedhjet lokale të dielën në shenjë proteste se kërkesat e tyre për më shumë autonomi nuk janë përmbushur, në një shenjë tjetër se një marrëveshje paqeje e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë muajin e kaluar nuk po funksionon.” – thuhet në nëntitullin e raportimit të Reuters.
“Partia kryesore politike në Kosovën veriore të dominuar nga serbët, Lista Serbe, i bëri thirrje të premten komunitetit serb që të mos votojë të dielën.” – thuhet tutje në raportimin e tyre.
Zgjedhjet në veri
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 11:00, është parë një dalje e ulët e qytetarëve për të votuar.
Sipas KQZ-së, në komunën e Leposaviqit kanë votuar 28 votues apo 0.21%; në komunën e Zubin Potokut 65 votues apo 1%; në Zveçan 29 votues, apo 0.41% dhe në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 191 votues apo 1.05%.
KQZ ka kërkuar dhe inkurajuar qytetarët që shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident lidhur me procesin zgjedhor.
Reagime
Për këto zgjedhje pati reagime të shumta. Përveç zyrtarëve të KQZ-së, nga ana e ekzkutiviti kosovar, është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që ka reaguar deri më tani.
Sveçla ka thënë se këto zgjedhje janë “mjet i neutralizimit të shantazheve të Beogradit”.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë tendecë për eskalim të situatës.
Ndërkaq, nga ana e serbëve, reaguan presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja, Ana Bërnabiq. Vuçiq dhe Bërnabiq kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve.
Vuçiq ka me krenari ka folur për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje duke thënë se deri më tani “vetëm disa” serbë kanë dalur në votime dhe se “kjo tregon që serbët nuk do t’u shërbejnë interesave të njerzëve tjerë”.
“Me krenari e them se deri më tash vetëm disa serbë kanë dalur në votime në katër komunat bashkërisht. Serbët nuk do t’u shërbejnë interesave të tjerëve. Ata duan paqe me të gjithë, të respektojnë të gjithë, por mbi të gjitha të luftojnë për interesat e popullit të tyre.” – ka thënë ai gjatë një përkujtimi të viktimave serbe të Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac.
Ndërsa, Bërnabiq, zgjedhjet nuk i ka vlërësuar as "të lira" e as "të ndershme".
“Zgjedhje - të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21.” – ka shkruar Bërnabiq në Twitter.




