Bërnabiq reagon për votimet në veri: Zgjedhje të lira, me forca të armatosura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar për procesin e votimeve në veri të vendit.
Ajo ka përmendur forcat e shtuara të policisë, duke i cilësuar si të armatosura.
“Zgjedhje - të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Bërnabiq në Tëitter.
“Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shtoi ajo.
Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale, të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi.