Qumështi serb Moja Kravica është hetuar për përbërës kancerogjenë, por në Kosovë shitet si në bahçe të (Albin) babës - NACIONALE

Qumështi serb Moja Kravica është hetuar për përbërës kancerogjenë, por në Kosovë shitet si në bahçe të (Albin) babës

2 orë më parë

nga Berat Buzhala

Nën Vetëvendosjen, produkti serb me pasë përparësi ndaj produktit shqiptar.

Moja Kravica është qumësht që prodhohet në Serbi dhe që shitet bashkë me mijëra produkte serbe në tregun e Kosovës.

Ky është qumështi Vita, që është qumësht që prodhohet në Kosovë dhe për të cilin, dhe rreth të cilit, u shkaktu një debat i madh shoqëror në momentin që 25 inspektorë zbarkuan në fabrikën e Vitës.

Sigurisht që ka kohë që çdo debat në vendin tonë, pa marrë parasysh se për çka është debati, bëhet debat politik. Për dhe kundër qeverisë. Për dhe kundër oligarkëve. Për dhe kundër çdo gjëje...

Kam folë unë kur s'keni guxu ju me folë. E para, pse kanë zbarku atje? U përmend kryesisht vaji Palma. Vaji Palma, se tash bëhet secili kimist këtu dhe i njeh këto gjëra, vetvetiu nuk paraqet kurrfarë rreziku për shëndetin e njeriut, sepse vajin Palma e kanë shumica e biskotave dhe ëmbëlsirave që ti i han te shtëpia jote - për të cilën gjë unë nuk po e inkurajoj askënd me e përdor vajin Palma, sepse në afatgjatë mundet me ndiku në rritjen e asaj që quhet "yndyra e keqe".

Nutella ka vaj Palma, por vaji Palma është shndërru në diçka kontradiktore, jo për ndikimin që e ka në shëndet, sa për ndikimin që e ka kultivimi i bimës që e jep vajin Palma dhe e cila kërkon shumë ujë dhe po konsiderohet prej shumë ambientalistëve që e dëmton ambientin shumë.

Pra, nuk është që ty të bën zarar. Çështja është kjo: Nëse qeveria është e brengosur a përdor vaj Palma ose jo, ose qumësht pluhur Vita, nuk ka nevojë me shku në fabrikë. Shkoni në ChatGPT, shkoni në Google - është hulumtim bazik ku secili idiot mundet me bo vet - dhe shkruajeni aty.

Inspektori kish mujtë me shku në supermarket, me ble këtë, me çu në laborator dhe laboratori tregon a ka vaj Palma dhe a ka qumësht pluhur. Pse duhesh me shku në fabrikë atje dhe me intimidu stafin, pronarin... këdo. Sepse, e kjo (Moja Kravica), a ka vaj Palma? A ka qumësht pluhur? Ose... kjo Moja Kravica e ka pasë një aferë para disa viteve në Kroaci, për shkak që kroatët në laborator e kanë bë një test dhe ka rezultu që njëfarë toksine - aflatoksinë, diçka kështu - e ka pasë më të rritun se sa është e lejume dhe rrezikshmëria e asaj toksine, për dallim prej vajit Palma ose qumështit pluhur, shkakton kancer.

Tash, nëse qeveria jonë dyshon, a mundet me i çu inspektorët në fabrikë këtu. A mundet me shku dikush në Beograd - 20 inspektorë - me i thënë po dojna me ta kontrollu fabrikën. Pra, pse Moja Kravica ka më shumë përparësi në tregun tonë, që është prodhim serb, se sa Vita, që është prodhim shqiptar. I pamë njerëzit duke e derdhur tamlin.

Kam marrë dhjetëra mesazhe prej njerëzve në rrjete sociale. Njëri nga ta thotë:

"Berat, shpresoj që je mirë. Jam një fermer në rajonin e Prizrenit, ku kemi si biznes familjar Fermën e lopëve “Rudina”, stallë me rreth 300 krerë lopë, një ndër më të mëdhatë në Kosovë për prodhim qumështi. Mirëpo, këto ditë jemi në një krizë bajagi të madhe për shkak të stoqeve të qumështit të freskët, pasi që 95% të sasisë e kemi dërguar te Vita dhe nesër jemi të detyruar ose ta derdhim, ose ta japim falas për qytetarët në rajonin e Prizrenit, pasi që më nuk kemi se çka t’i bëjmë. Prandaj, nesër, më datë 05.07.26, kemi vendosur që ta japim falas për të gjithë, pasi që na dhimbset mundi dhe djersa jonë që ta derdhim qumështin. Të lutem, nëse e bën share, të jam mirënjohës."

Pra, a ka qumësht pluhur, a ka pasë në të kalumën kur kam folë unë? Ndoshta... Problemi me qumështin pluhur nuk është që ka problem me të në shëndet, thjesht duhet me u shkru që është qumësht pluhur. Por nëse dalin krejt fermerët tash dhe thonë, "Na po ia shesim"... ndoshta edhe s'ka, ndoshta edhe ka pasë më herët. Kurrë s'mund ta dimë.

Çka me i bë kësaj (Moja Kravica)? Qysh e kontrollon këtë. Qysh ia dërgon kësaj inspektorin? Qysh erdhi puna që në tregun e Kosovës... nën Vetëvendosjen, produkti serb me pasë përparësi ndaj produktit shqiptar. Nëse janë të dyjat të këqija, ma përpara e marrë Vitën se sa Moja Kravicën.

Mirëpo, tregu duhet me qenë minimalisht i barabartë për produkte. Nuk mundesh produktin serb me favorizu. Qe qysh e shoh unë punën e Inspektoratit në fabrikë - është pak a shumë si puna e hetimeve; prokurorët i fillojnë hetimet ndaj dikujt kur dikush ka bë kallëzim penal në polici ose e kanë lexu në gazetë. Pra, nëse prokurori, pa kurrfarë indikacioni, pa kurrfarë preteksti, e zgjedh dikë dhe thotë, "Po du këtij me i shku", ajo është ilegale. Duhet me qenë një bazë, nuk mundesh vetëm ashtu të shkosh. Duhet me qenë një kallëzim penal ku dikush thotë, njëri më ka vjedh.

E njëjta ish dashtë me qenë edhe për zbarkimin e inspektorëve në fabrikën Vita. Dikush do duhej me u pasë helmu diku, ose një shkrim në një gazetë, i cili thotë se e kam përdor... nuk jam mirë, s'ka lidhje. Por nuk çohet askush me shku me zbarku me 25 veta veç pse kontroll rutinore. Ky ke një shpjegim bazik, elementar, që mund ta bëni secili. Hyni në ChatGPT, bëni pyetjet e duhuna dhe e kuptoni.

Lajme të ngjashme