Quint-i largohet nga ndërtesa e Qeverisë, raportohet se takuan Kurtin - NACIONALE

Quint-i largohet nga ndërtesa e Qeverisë, raportohet se takuan Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë parë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku raportohet se kanë zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ekipi i Gazetës Nacionale të cilët ndodhën tek Qeveria e Kosovës, kanë njoftuar se ky takim ka përfunduar dhe se ambasadorët e QUINT-it janë larguar.

Takimi mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it nuk ishte i paralajmëruar.

Nuk dihet deri në këto momente se cila ishte tema e takimit, por besohet që mund të jenë zhvillimet e fundit në veri - e ku përfshihet edhe kidnapimi i tre zyrtarëve policorë nga xhandarmëria serbe.

Deri në këto momente, ambasadorët e akredituar në Prishtinë kanë qëndruar të heshtur në lidhje me zhvillimet e djeshme.

Lajme të ngjashme