Quint-i në oborr të Qeverisë
Përfaqësuesit e shteteve të Quint-it raportohet se po takohen me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti.
Në oborrin e Qeverisë së Kosovës janë parë veturat zyrtare të Ambasadës së ShBA-ve, Italisë dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar.
Nuk dihet deri në këto momente se cila është tema e takimit, por besohet që mund të jenë zhvillimet e fundit në veri - e ku përfshihet edhe kidnapimi i tre zyrtarëve policorë nga xhandarmëria serbe.
Deri në këto momente, amasadorët e akredituar në Prishtinë kanë qëndruar të heshtur në lidhje me zhvillimet e djeshme.
I heshtur ka qëndruar edhe KFOR-i që është denoncuar për një gjë të tillë nga kryeministri Kurti.
Kurti raportohet se në orën 17:30 do të raportoj në Kuvend të Kosovës para deputetëve për kidnapimin e policëve.
Nacionale ka hapur një sondazh më herët në faqen e saj në Facebook duke pyetur lexuesit se kush është fajtor për përdhosjen e policëve. Bëhu pjesë edhe ti!
