Zelenskyy falënderon Vuçiqin, por injoron Kurtin dhe Kosovën pas urimit për Pavarësinë e Ukrainës
Më 24 gusht, Ukraina shënoi 35-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa në mesin e liderëve që uruan popullin ukrainas ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, por që nuk mori një falenderim prapa nga Zelenskyy, i cili nuk ka ngurruar t'i shpreh minjohje dhe flanderim të ngrohtë presidentit serb, Aleksandër Vucic.
Përveç urimit të publikuar në "X", Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë e organizuar për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Ai theksoi se mbështetja e Kosovës për Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksionale dhe se Kosova qëndron përkrah popullit ukrainas në luftën kundër agresionit rus.
Today marks the 35th anniversary of Ukraine’s independence, and another year of its difficult and righteous struggle to preserve the freedom of its people and the integrity of its borders. Kosova has stood, and continues to stand, with Ukraine, sheltering Ukrainian journalists,…
— Albin Kurti (@albinkurti) August 24, 2026
Edhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.
Megjithatë, në reagimet publike të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pas urimeve për Ditën e Pavarësisë, Kosova nuk u përmend në mesin e shteteve që ai falënderoi.
Zelenskyy, në anën tjetër, i kushtoi një falënderim të veçantë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për urimet dhe mbështetjen e tij.
“Falënderoj Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për urimet për Ditën e Pavarësisë dhe dëshirat e tij për paqe dhe rimëkëmbje për Ukrainën. E vlerësoj mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe përkushtimin e saj ndaj parimeve të Kartës së OKB-së. I jam mirënjohës Serbisë dhe popullit serb për mbështetjen e tyre humanitare për Ukrainën gjatë kësaj kohe të vështirë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë dhe të zhvillojmë më tej marrëdhëniet ukrainaso-serbe”, shkroi Zelenskyy.
I thank President of Serbia Aleksandar Vučić @avucic for his Independence Day greetings and his wishes for peace and recovery for Ukraine.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 25, 2026
I appreciate Serbia’s support for Ukraine’s territorial integrity and its commitment to the principles of the UN Charter. I am grateful to… pic.twitter.com/YMIPpAqN3O
Falënderime publike pati edhe për shtete të tjera që e uruan Ukrainën, ndërsa Kosova nuk u përfshi fare në to.
Kjo vjen në një kohë kur Ukraina vazhdon të mos e njohë Pavarësinë e Kosovës. Qëndrimi i Kievit u rikonfirmua së fundmi edhe nga vetë Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Serbi, ku deklaroi se pozicioni i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar dhe se vendi i tij respekton integritetin territorial të Serbisë.
Mungesa e Kosovës në falënderimet publike të Zelenskyyt bie veçanërisht në sy, sidomos përballë mesazhit të veçantë drejtuar Vuçiqit.
Kosova, ndërkohë, ka qenë ndër vendet që ka shprehur hapur mbështetje për Ukrainën, ka pranuar gazetarë ukrainasë dhe ka ofruar mbështetje në përballjen e saj me agresionin rus.
Për Prishtinën, mbështetja ndaj Ukrainës është paraqitur si solidaritet me një shtet që po përballet me agresion dhe jo si një marrëdhënie e kushtëzuar me njohjen e Kosovës.
Por, në ditën kur Ukraina festoi pavarësinë e saj, në mesazhet publike të Zelenskyyt për ata që e uruan, Kosova u injorua.