“Qerrja para kalit edhe në energji”, Bajrami: Kosova ka ndërmarrje për ruajtjen e energjisë, por ka importuar mbi 538 milionë euro energji
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimet e djeshme të Qeverisë Kurti për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë - KRE”.
Ajo ka bërë me dijes se Kosova ka ndërmarrje për ruajtje të energjisë, por kemi importuar mbi 538 milionë euro energji.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Qeveria Kurti “qerren para kalit” e ka sjell edhe në energji.
“Më 13 mars 2024, Qeveria e themeloi Ndërmarrjen Publike “Korporata e Ruajtjes së Energjisë - KRE”, me qëllim të menaxhimit të kapaciteteve për ruajtjen energjisë. Prej asaj kohe, Kosova ka importuar mbi 538 milionë euro energji elektrike: 2024: 142 milionë euro, 2025: 259 milionë euro, Janar-Gusht 2026: 137 milionë euro, Pra, ndërmarrja për ruajtjen e energjisë u themelua, por kapacitete për ruajtjen e energjisë ende nuk kemi. Ndërkohë, importi po vazhdon e qindra miliona euro po dalin jashtë vendit”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.
“E mbrëmë, në një mbledhje elektronike të mbajtur natën, Qeveria në detyrë e pa urgjente të marrë vendim për kompensimin mujor të anëtarëve të Bordit të kësaj ndërmarrjeje. Pra, kapacitete për ruajtje të energjisë nuk ka, ndërmarrje ka, kompensime për Bordin u caktua, e importi ka arritur në 538 milionë euro. Albin Kurti na ka folur shpesh për “qerren para kalit”. Ja fenomeni i qeverisje së tij i qerres para kalit: ndërmarrja, bordi dhe kompensimet para kapaciteteve që do të duhej t'i menaxhonin. Prokuroria duhet seriozisht të merret me ''mafinë energjetike'', i shterri xhepat e një populli”, ka shkruar ai.