Qoku i Kurtit i kritikon Ramën dhe kopjet e tij, i akuzon se mbajnë qëndrim aspak shqiptar ndaj Kosovës - NACIONALE

Qoku i Kurtit i kritikon Ramën dhe kopjet e tij, i akuzon se mbajnë qëndrim aspak shqiptar ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit. Më saktësisht, Qoku i Kurtit ka komentuar qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kopjeve të tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që me shumë gjasë është një eufemizëm për ministrat shqiptarë në këtë qeveri, që vijnë nga partia e BDI-së, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

Në shkrimin e tij, Qoku ka bërë një koment absolutisht kritikues, duke i akuzuar Ramën dhe kopjet e tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut po mbajnë qëndrim “aspak shqiptar”.

“Edi Rama dhe kopjet e tij në qeverinë e Maqedonisë së Veriut edhe mund të mbajnë qëndrim ndërkombëtar dhe aspak shqiptar në raport me Kosovën dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze. Problem bëhet kur ky qëndrim ndërkombëtar i tij është shumë më i përafërt me atë të Serbisë e Rusisë sesa me qëndrimet ndërkombëtare të Kroacisë, Gjermanisë, Anglisë etj.” – shkroi ai.

Tutje, ai ka akuzuar Ramën se po zgjedh qëndrimin që bie ndesh me interesat e Kosovës dhe që favorizojnë Serbinë.

“Nuk ka vetëm një qëndrim ndërkombëtar ndaj Kosovës. Habia dhe zemërimi është se përse Edi Rama, si kryeministër shqiptar, zgjedh pikërisht atë qëndrim që bie ndesh me interesat e Kosovës dhe që favorizojnë Serbinë.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme