Qerkini nga Shoqata e të Pagjeturve: Lajçaku po vjen me na vizitu, Kurti kurrë
Kryetari i Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur, Bajram Qerkini, ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti se nuk po e viziton këtë qendër, përderisa ka deklaruar se Lajçaku i ka vizituar.
“Që 15 muaj nuk mujten pas të gjithë atyre që janë thënë në Bruksel, me u ul në kuvend me bisedua për personat e pagjetur. Lajçaku po vjen me vizitu Qendrën Burimore për Personat e Pagjetur, se i ka thënë dikush vetëm këta po punojnë, nuk ka pasur ku të shkojë diku tjetër. Kryeministri kurrë, Andin Hoti kurrë, Besnik Bislimi më ka thirr një herë edhe më ka habit”, deklaroi Qerkini.
Ai ka folur edhe lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi për të pagjeturit.
“Nuk bëhet me fjalë punët, të cilat i keni shkruar vet, i keni planifikuar vet. Po e marrim vetëm vitin 2022, çdo komision por edhe ju për të Drejtat e Njeriut, të cilat neve na shkelen çdo ditë drejtat e njeriut. Një pyetje që ja kam bërë unë Ibrahim Makollit ‘a po më shkelen drejtat e njeriut mua, e përfaqësoj dhimbjen më të madhe që ekziston-të fëmijëve, apo po më duket mua’. Më tha ‘jo vetëm që po të shkelen drejtat e njeriut ditore, por po shkelet edhe kushtetuta e Kosovës. Që 20 vjet, po i lë këto tri anash, a thu e kane të njohur jurisprudencën, a thua e kanë të njohur ABC, a thua nuk po ditkan bash kurrgjë, njerëzit të cilët janë caktuar me pru një Ligj për Personat e Pagjetur. Ku është faji? Pse nuk po dilni ju që po e udhëhiqni për të Drejtat e Njeriut me thënë nuk po lejon politika për të shkuar përpara për këtë proces”, ka deklaruar ai.