Qalaj: Stacionet policore në Veri të ruhen fizikisht
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se duhet përkujdesur për stacionet policore në Veri.
Në një paraqitje televizive për Tëvë1, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendim për këtë, pasi është vështirë të ruhen kur ka numër të vogël të policëve.
“Pra është shumë e nevojshme që fizikisht të ruhen stacionet policore mirëpo numri i policëve është shumë i vogël dhe gjithmonë ka rrezik që këto stacione policore të rrezikohen edhe fizikisht… Duhet një vendim politik, në këtë rast nga Qeveria e Kosovës, të dërgohen policët apo jo”, tha Qalaj.

