Dimal Basha kërkon sqarim: A di kush me shpjegu, çfarë halli ka Ramushi? - NACIONALE

Dimal Basha kërkon sqarim: A di kush me shpjegu, çfarë halli ka Ramushi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar për deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se kryeministri Kurti “është kyçur” në një “skenar të Serbisë për dështimin e propozim-marrëveshjes së Gjermanisë dhe Francës”.

Për këto deklarata, Basha kërkon sqarim e çfarë halli ka Haradinaj

“A di kush me shpjegu, çfarë halli ka Ramushi? Vuçiqi e Daçiçi e pranojnë që problemi kryesor i tyre është Albin Kurti, dhe po t'njejtën ditë Ramushi del në konferencë duke e cilësuar Albinin si tradhëtar!”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se AAK e LDK fajsojnë Kurtin për prishjen e integrimit të serbëve në Veri teska pyet retorikisht.

“Cilin integrim, këtë integrimin që ta desintegron Vuçiqi me një telefon a?”, thekson deputeti i cili shton se nuk po ia kupton hallin ish-kryeministrit Haradinaj.

“Ramush, nuk po ta kuptoj hallin, por rri i qetë sepse Albini nuk shantazhohet nga Vuqici, dhe Qeveria e tij nuk varet nga Lista Serbe. Kriminelët që dikur mbanin pushtetin tuaj, sot përndjeken nga institucionet tona dhe janë në listën e zezë të Thesarit Amerikan”, shkruan ai.

Duke thumbuar Haradninaj, Basha shkruan se Kurti nuk është politikan që pret në zyrë “kriminelë si Radojçiçi”.

“Prandaj Ramush, antiamerikan nuk është Kurti që kërkon respektimin e marrëveshjeve, por ata që ndezin automjete, vrasin politikanë, i qëndrojnë përkrah Putinit, dhe vazhdojnë me mbajtë në zyre kriminelë si Radojçiçi”, mendon Basha.

Lajme të ngjashme