Qalaj: Imponimi i votimit të fshehtë është në kundërshtim me qëndrimet tona – s'marrim pjesë në votim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ritheksoi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, nëse vazhdohet me përpjekjen për ta mbajtur atë në mënyrë të fshehtë.
“Qasja e Qeverisë për të imponuar një votim të fshehtë është në kundërshtim me qëndrimet tona si deputetë. Kjo është arsyeja pse nuk po marrim pjesë,” deklaroi Qalaj për mediat.
Ai shtoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me të njëjtin model të votimit të fshehtë, PDK-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin.
“Nëse qasja e VV-së është e njëjtë – absolutisht jo,” u shpreh ai më tej..